Zgjidhni

Prius plug-in I ri hibrid

Me ofrimin e autonomisë, fuqisë dhe shpejtësisë maksimale dyfish më të madhe në mënyrën e vozitjes EV, gjenerata e dytë e teknologjisë revolucionare PHEV (Plug-in Hybrid Electric Vehicle) të Toyota-s e ka premierën botërore në panairin ndërkombëtar të automobilave në Nju Jork.

Shkarko PDF

 

  • Premiera botërore e këtij viti për Prius Plugin të ri në panairin ndërkombëtar të automobilave në Nju Jork
  • Autonomia në mënyrën plotësisht elektrike të vozitjes është dy herë më e madhe - deri 50km, ndërsa EV e lëvizjes mbështetet deri në shpejtësi prej 135km/h
  • Konsumi mesatar i karburantit është vetëm 1.4 l / 100 km - një rekord i konsumit më të ulët të karburantit në mesin e të gjitha modeleve hibride plug-in në treg, me emetim të CO2 prej 32 g/km
  • Platforma e re TNGA për performancë më të mirë lëvizëse dhe kënaqësi më të madhe në vozitje
  • Teknologjia e përparuar me çati solare të parë në botë që ka një bateri rimbushëse dhe një brez të ri të ajrit të kondicionuar me një shpenzim minimal të energjisë

Evolucioni i ndjenjës së drejtpërdrejtë në vozitje, teknologjia intuitive dhe e përparuar dhe mënyra e punës jashtëzakonisht e qetë në të gjitha kushtet - ku tashmë mund të shijohen në të shtatë hibride të tjera të Toyota-s, Prius Plug-in hibrid i ri bazohet në vlerat e reja të brezit të fundit të standardit Prius: platformës së re modulare të TNGA-s, dizajnit dhe stilit revolucionar dhe sistemit tërësisht të ri hibrid.

I përshtatur në mënyrë të përkryer për nevojat e konsumatorëve që janë në kërkim të makinës hibride, por që gjithashtu duan të gëzojnë karakteristika të tjera të vozitjes së qetë dhe të rehatshme në mënyrën e punës EV, Prius Plug-in i ri hibrid do të jetë në dispozicion për shitje në fund të vitit.

Me bateri më të madhe Li-Ion, tani kapaciteti 8.8 kWh, makina hibride i mundëson brezit të ri Prius PHEV një regjim plotësisht elektrik të vozitjes me shkallë më të madhe të kushteve në trafik, duke reduktuar ndjeshëm konsumin e karburantit. Në krahasim me modelin e mëparshëm, fjala është për një progres me të vërtetë të madh, duke pasur parasysh se mesatarja e konsumit të makinës së re është vetëm 1.4 l/100 km, dhe në të njëjtën kohë me një rekord të emetimit të ulët të CO2 prej 32 g/km.

Prius Plug-in i ri hibrid gjithashtu përdor sistemin e parë të dyfishtë të elektromotorit/gjeneratorit të Toyota-s,i cili prodhon momentin më të madh rrotullues në të njëjtën kohë duke i përdorur të dy elektromotora - gjë që përmirëson ndjeshëm nxitimin si dhe performancën e përgjithshme.

Si rezultat i këtyre përmirësimeve, brezi i dytë i Prius me aftësi të zgjeruara është plotësisht më e drejtpërdrejtë në vozitje, ofron ndjenjë më të mirë të kontrollit dhe kënaqësi në vozitje. Me mënyrën plotësisht elektrike të vozitjes mund të arrihet një shpejtësi prej 135 km/h, dhe kështu kalon dy herë më shumë kilometra pa ndonjë emetim të gazrave të dëmshme dhe pa zhurmë - me 25 km të mëparshme deri në 50 km.

Pasi të zvogëlohet kapaciteti i baterisë deri në atë masë që nuk është e mundur të vazhdojë tutje vozitja e mënyrës së punës ekskluzivisht në EV - Prius Plug-in hibrid vazhdon si një Prius standard i brezit të ri, duke përdorur përparësitë e të dy motorëve e zbraps forcën duke kaluar në vozitje shumë të qetë dhe me konsum minimal të karburantit . Pavarësisht nga rritja e kapacitetit të baterisë, mbushja e baterisë përmes prizës standarde shtëpiake prej 230 V merr vetëm 2 orë e 20 minuta.

Risia e madhe teknologjike te Prius Plug-in i ri hibrid është çatia e parë solare në botë me bateri përkatëse, e cila u shfaq në vitin 2010 në modelin koncept Auris hibrid, dhe e cila redukton konsumin e energjisë së baterisë kryesore të makinës dhe përdoret për punën e sistemeve më të vogla - si klimës dhe ngarkesave të tjera elektrike.