Deklaratat:
Akio Toyoda (Kryetar i ekipit)
“Kjo është një ndjenjë e mrekullueshme për të fituar garën për Kampionatin Botëror të Rellit pas një ndërprerjeje prej 17 vjetësh. Gjithmonë kam qenë në pritje të këtij momenti, por nuk kam mundur ta imagjinoj se ajo mund të vijë kaq shpejt. Në veçanti e falenderoj, jo vetëm të gjithë anëtarët e ekipit tonë, por edhe të gjithë tifozët që kanë qenë duke e pritur kthimin tonë dhe të ndajnë këtë gëzim me ne.
Kjo është arsyeja pse kam kërkuar që ta ndajmë bisedën të cilën Tommi, Jari-Matti dhe unë e kemi pasur para fillimit të Rellit Suedez për komunikim me automjetet. Jari-Matti tha se ai është duke u përpjekur për të komunikuar me ta me dashuri dhe t'i drejtoj në mënyrë të sigurtë.
Tommi tha se e kupton mirë se si ata mund të vozisin shpejt, sepse edhe atij i pëlqejnë automjetet. Fjalët e tyre, plot me dashuri për makina, shumë e goditën, sepse edhe unë ndjehem në të njëjtën mënyrë. Prandaj, e gjitha çfarë unë dua është të vazhdojmë të shijojmë këtë ndjenjë dhe së bashku të kapërcejnë sfidat që makina më e mirë ishte Yaris.”
Tommi Makinen (Shefi i ekipit)
“Është vështirë për të gjetur fjalët e duhura për të përshkruar atë që unë jam duke ndjer tani; atë që ne të gjithë ndjehemi. Monte-Carlo ishte një rezultat i papritur, por kjo është diçka më shumë se e papritur. Sigurisht që ne ishim me fat në arritjen e kësaj fitoreje, por ajo është gjithashtu një kontribut i madh për talentin Jari-Matti dhe të punës së përgjithshme ekipore që u zhvillua në Finlandë, në Gjermani dhe në Japoni.
Është e mrekullueshme kjo ndjenjë dhe unë vetëm dua të falënderoj të gjithë ata që e kanë bërë të mundur: sidomos Presidentin tonë z.Toyoda në besimin që ka në ne, Jari-Matti, Miika, Juhin dhe Kajun. Kjo është një ditë e veçantë që ne të gjithë do ta kujtojmë për një kohë të gjatë, por ne gjithashtu mbetemi fuqishëm në tokë dhe do të vazhdojmë të punojmë shumë si kurrë më parë.”
Jari-Matti Latvala (vozitësi i automobilit 10)
”Jam shumë i lumtur. Për një ekip të ri dhe një fitoreje të re me makinë në garën e dytë; me të vërtetë nuk kam fjalë. Mendoj se sot kam vozitur më së miri ndonjëherë testin e shpejtësisë. E falenderoj shumë gjithë ekipin. Tani jemi më të motivuar për të vazhduar edhe më tej në të njëjtën mënyrë; nuk mund të presim për garën në Meksikë. Është fantastike për të fituar, por unë jam shumë i mërzitur për shkak të Thierry Neuville i cili dje humbi avantazhin e tij në super testin e shpejtësisë.
Edhe unë kam qenë në të kaluarën në një situatë të ngjashme, për këtë unë e kuptoj se si ndihet tani. Ne e dimë se kemi pasur shumë fat dhe dhe kështu që ne duhet të vazhdojmë ta përmirësojmë dhe të punojnë për ta arritur qëllimin tonë.”
Juho Hänninen (vozitësi i automobilit 11)
”Jam shumë krenar për të qenë pjesë e këtij ekipi të njerëzve të përkushtuar dhe punëtorë, dhe shumë i lumtur. Ky është një rezultat mahnitës për të gjithë ne. Nga këndvështrimi ynë, garimi ka kaluar në kompensimin e gabimeve që i kemi bërë të premten, por i kemi kryer shumë teste të dobishme, dhe kam shpenzuar shumë kohë në makinë dhe për ta rritur besimin tim në të.”
Rezultatet e përkohshme përfundimtare, relli suedez:
1 Jari-Matti Latvala/Miika Anttila (Toyota Yaris WRC) 2s36m03,6s
2 Ott Tanak/Martin Jarveoja (Ford Fiesta WRC) +29,2s
3 Sebastien Ogier/Julien Ingrassia (Ford Fiesta WRC) +59,5s
4 Dani Sordo/Marc Marti (Hyundai i20 Coupe WRC) +2m11,5s
5 Craig Breen/Scott Martin (Citroen C3 WRC) +2m51,2s
6 Elfyn Evans/Daniel Barritt (Ford Fiesta WRC) +5m26,6s
7 Hayden Paddon/John Kennard (Hyundai i20 Coupe WRC) +5m31,2s
8 Stephane Lefebvre/Gabin Moreau (Citroen DS3 WRC) +7m14,7s
9 Pontus Tidemand/Jonas Andersson (Skoda Fabia R5) +9m11,1s
10 Teemu Suninen/Mikko Markkula (Ford Fiesta R5) +10m02,9s
23 Juho Hänninen/Kaj Lindström (Toyota Yaris WRC) +23m05,6s
Kampionati Botëror i Rellit FIA 2017 për vozitësit pas dy garave:
1 Jari-Matti Latvala 48
2 Sebastien Ogier 44
3 Ott Tanak 33
4 Dani Sordo 25
5 Craig Breen 20
6 Elfyn Evans 18
7 Stephane Lefebvre 10
8 Thierry Neuville 8
9 Hayden Paddon 7
10 Andreas Mikkelsen 6
12 Juho Hänninen 3
Kampionati Botëror i Rellit FIA 2017 për konstruktorë pas dy garave:
1 M-Sport World Rally Team 73
2 Toyota Gazoo Racing WRT 53
3 Hyundai Motorsport 40
4 Citroen Total Abu Dhabi World Rally Team 26
Çfarë ndodh më pas?
Gara e ardhshme e Rally Kampionatin Botëror, e treta, është relli meksikan, prej 9 deri 12 mars. Kjo do të jetë gara e parë në pistë këtë sezon dhe e para në temperatura të larta, me disa faza në një lartësi të madhe mbidetare që motorit i merret oksigjeni. Prandaj, kjo është një sfidë krejtësisht e re për Toyota GAZOO Racing.
Fotografitë do të postohen në vendin e mëposhtëm
URL: toyotagazooracingwrc.com
NAPOMENA
- Përmbajtja është e ruajtur me fjalëkalim vetëm për media.
- Për të pasur qasje, dërgoni e-mail në tgr_pr@rights-apartment.com (TOYOTA GAZOO Racing PR Office)