EKSPEDITA TOYOTA EVERTEST:
Land Cruiser 200 dhe Land Cruiser Prado sërish kanë dëshmuar se janë automjete gjithnjë e më të mira, duke rrahur një marshrutë të rëndë, të gjatë 15.250 kilometra, duke u ofruar përkrahje alpinistëve gjatë ngjitjes së tyre të rëndë dhe më pastaj edhe kthimit në Moskë pa asnjë defekt.
I tërë grupi i alpinistëve është ngjitur shtegut më të rëndë të Mount Everestit dhe është kthyer sigurt në shtëpi duke iu falënderuar pajisjeve të bollshme, aklimatizimit gradual si dhe mundësisë së kthimit të shpejt në automjetet e terrenit të Toyota-s pas shenjave të para të paraqitjes së sëmundjjes së lartësisë.
Fotot ekskluzive dhe video materiali i cili është përgatitur gjatë këtij projekti do t’u mundësojë shumë njerëzve që të mësojnë gjithçka mbi ngjitjen në Mount Everest si dhe të bëjnë një “ngjitje” virtuale deri në maje.
Kontrolli teknik në servisin e autorizuar të Toyota-s në Moskvë vërtetoi gatishmërinë e plotë, duke dëshmuar kështu cilësinë dhe besueshmërinëe më të lartë të automjeteve të Toyota-s..
Sfidat e reja për Land Cruiser 200 dhe Land Cruiser Prado do të vazhdojnë së shpejti në projektet e reja të mëdha, të cilat edhe më tej do t’i zhvendosin kufijtë e Land Cruiser-it.
Toyota Motor LLC
Përfundoi projekti i madh Toyota EverTest. Në periudhën prej tre muajve - nga prilli deri në qershor të vitit 2016. – ky projekt bashkoi alpinistët e guximshëm dhe të vendosur të cilët pranuan sfidën që të ngjiten në majën më të lart të botës dhe automjetin legjendar të terrenit nga familja e Land Cruiser-it.
Land Cruiser 200 dhe Land Cruiser Prado, të pamposhtur dhe të dizajnuar për të sfiduar kufijtë, dëshmuan sërish se kanë të drejtë ta bartin titullin e automjeteve gjithnjë e më të mira pasi që kanë kaluar 15.250 kilometra nëpër rrugë ekstreme në lartësi të larta mbidetare, kanë ofruar përkrahje të besueshme ekspeditës gjatë ngjitjes në Mount Everest dhe gjatë kthimit në Moskë pa asnjë defekt.
Të gjithë pjesëtarët e ekipit - projekti mediatik “Snob”, udhëheqësi i famshëm televiziv rus Valdis Pelsh me studion filmike „RD Studio“ dhe ueb portalin Yandex – realizuan qëllimin e vet që të ngjiten në Mount Everest, në majën më të lartë në botë, dhe të incizojnë materiale ekskluzive në mënyrë që majen më të lartë në botë t’ua tregojnë një numri sa më të madh të njerëzve. Edhe automjetet legjendare të Toyota-s për terren Land Cruiser do të përfshihet në këtë material, prandaj njerëzit do t’i mbajnë në mend si automjete më të mira për realizimin e ëndrrave të tyre.
Sfondi i projektit
Për Mount Everest-in janë rrëfyer legjenda dhe janë bërë shumë filma, por askush ende nuk ka incizuar sesi duket në fakt ngjitja nga fundi në maje. Ideja pikërisht rrodhi nga Valdis Pelsh dhe RD Studio, të specializuar për filma dokumentarë, të incizojnë storjen për njerëzit, pushtuesit e patrembur të majës më të lartë, në kohë reale, gjë që ishte shtytje për këtë projekt.
Valdis Pelsh, autor dhe udhëheqës i filmit dokumentar:
„Kemi filluar të incizojmë filmin për ngjitjen në Mount Everest gjatë pranverës së vitit 2015, por më 25 maj ndodhi tërmeti në afërsi të Mount Everestit. Është dashur të vendosim ndërmjet braktisjes së projektit apo kërkimit të mundësive për një ekspeditë të re. Tek Toyota gjetëm bashkë-mendimtarë, të cilët ndanë me ne ëndrrën e pushtimeve.
Pasi morëm mbështetjen e Toyota-s, edhe më tej kishim probleme: a do të na lejonin kinezët qasjen në mal, a do të thehen pajisjet e incizimit, a do të sëmuren kameramanët, por për një gjë nuk patëm nevojë të shqetësohemi. E kemi diktur që Land Cruiser-ët nuk do të na zhgënjenin dhe se do të na sillnin deri të destinacioni jonë i fundit.“
Tatjana Haljavskaja, drejtoresha e sektorit të marketingut në Toyota Motor Rusi:
„Ne në Toyota gjithnjë zgjedhim projekte të cilat i vendosin njerëzit dhe automjetet para sprovave më të mëdha. Kjo është pjesë e strategjisë sonë. Asnjëherë s’do të lejonim që automjeti jonë vetëm të shkojë sa më shpejt që mundet, këtë mund ta bëjë edhe një frigorifer i thjeshtë.
Qëllimi jonë është që të mbështesim njerëz të guximshëm dhe vetëmohues në ëndrrat e tyre që ta pushtojnë majën më të madhe të botës: që alpinistët të sillen me siguri dhe komfor deri ta kampi i tyre bazë, duke u minimizuar njëkohësisht çdo vështirësi gjatë rrugës dhe duke u ndihmuar kështu që t’i ruajnë forcat për vetë ngjitjen.“
Kështu u themelua projekti Toyota EverTest i cili bazohej mbi dëshirën e përbashkët dhe i cili tuboi së bashku majen më të madhe në botë, njerëz të fuqishëm dhe të motivuar dhe SUV-në legjendare Toyota Land Cruiser.
Automjetet
Ekspedita filloi 7 mijë kilometra larg kampit bazë nën këmbët e Mount Everestit, dhe ishte tepër e rëndësishme të dijmë se automjetet nuk do të na linin në baltë.
Denis Provalov, speleolog, alpinist dhe pushtues i dyfishtë i Mount Everestit:
„Kur më thanë për herë të parë se në ekspeditë do të shkojmë me automjete, reagimi im i parë ishte: Si është e mundur kjo? Ta përshkojmë Kinën me veturë! Para çdo ngjitjeje, alpinisti duhet të koncentrohet tek mali dhe asgjë nuk duhet ta shpërqendrojë nga kjo.
Nëse do të shtrihemi në pluhur dhe të ndërrojmë goma gjatë gjithë kohës, atëherë asnjëherë nuk do të arrijmë tek caku.“ Por kur mora vesh se do të shkojmë me automjete të Toyota-s, nuk pata arsye për shqetësim. Për më tepër, automjetet ishin shumë komod për këtë udhëtim të gjatë dhe të vështirë.“
Aleksej Moçalov, përgjegjës për mashtrutën nëpër të cilën do të lëvizin automjetet:
„Rrugëtimi filloi në Ulan-Ude në Rusi, dhe vështirësitë u paraqitën sapo filluam të lëvizim nëpër fushat dhe stepet në drejtim të Ulan Bator-it. Ishte marsi, që do të thotë, rrugët ishin ende me baltë. Rrugës hasëm në tre urë të ngrira. Por Land Cruiser-ët asnjëherë nuk na zhgënjyen.“
Christina Kozlova, drejtoreshë e RD Studio-s:
„Çdo anëtar kishte një numër të madh të çantave, por automjetet i zunë të gjitha. Madje morëm valixhe edhe të ekipeve të tjera. Dhe si një regjisore e filmave më duhet të them: brendësia e automjeteve është aq e gjerë saqë gjithmonë është lehtë të incizohet edhe brenda automjeteve.“
Por automjetet nuk ofruan mbështetje të besueshme vetëm rrugës për Mount Everest. Toyota Land Cruiser-ët ruanin jetën e alpinistëve edhe gjatë përgatitjeve për ngjitje. Alpinistët ishin shumë mirënjohës për lëvizshmërinë e pakufizuar dhe mundësinë që pjesëtarët e ekipit që vuanin nga sëmundja e lartësisë të mund të lëshohen me shpejtësi nën lartësinë mbidetare të kampit bazë.
Aleksander Abramov, kryetari i Klubit 7 Majat, pushtues i shtatëfishtë i Mount Everestit:
„Automjetet në kampin bazë ishin të rëndësisë më të madhe. Katër herë kemi zbritur në mënyrë që të mësohemi me sukses, ndërsa në ekspeditat paraprake këtë kemi mundur ta bëjmë vetëm njëherë. Këtë herë patëm luks që të lëshohemi dhe të flemë rehat. E kjo nuk është aq thjeshtë si duket. Duhet të kalohen 50 kilometra me automjet për t’u lëshuar 1 kilometër të lartësisë mbidetare.“
Christina Kozlova, drejtoreshë e RD Studio-s:
„Kemi menduar se jemi përkujdesur për të gjitha, por në lartësi të ndryshme, gjithmonë diçka do të prishej. Vetëm Toyota-t asnjëherë nuk dështuan, por gjithçka - dhe gjithkush - kanë dështuar në momente të caktuara. Gjatë aklimatizimit, kur dikush sëmurej nga sëmundja e lartësisë, mënyra më e mirë për t’i ndihmuar ishte që të lëshohemi për së paku 1 kilometër të lartësisë mbidetare. Nuk ka nevojë të shpjegohet se sa është me rëndësi në këto momente që të kesh një SUV afër vetes.“
Njerëzit
Për dallim nga Toyota Land Cruiser të cilat iu nënshtrohen testeve serioze me pajisjet standarde, njerëzit - anëtarët e ekspeditës - duhet të kalojnë nëpër përgatitje rigoroze dhe t’i vënë në punë të gjitha forcat fizike dhe psiqike në mënyrë që të ngjiten në maje prej 8.848 metrave lartësi.
Denis Provalov, speleolog, alpinist dhe pushtues i dyfishtë i Mount Everestit:
„Duhet të ushtrohet shumë. Para ngjitjes në Mount Everest, duhet të ngjitesh në sa më shumë male të tjera. Edhe pas kësaj, nuk mund të garantohet ngjitja në maje, dhe askush nuk mund t’ju tregojë se është plotësisht e sigurt. Duhet të shkohet hap pas hapi dhe të rrezikohet.“
Duke qenë se të gjithë pjesëtarët e ekipit kanë ushtruar me mund dhe në rast të sëmundjes së lartësisë patën në dispozicion transport, gjatë ekspeditës të gjithë alpinistët mbetën të shëndoshë, ishin të gatshëm në ngjitje më të rënda dhe u kthyen të sigurt në shtëpitë e veta.
Marina Gevorkjan, drejtoreshë e përgjithshme e „Snob Project“ dhe alpiniste:
„Kjo ngjitje na ka afruar në masë të pabesueshme. Kur arritëm në maje, isha e mahnitur. Kjo është arsyeja se pse njerëzit ngjiten në male. Punë ekipore, ndjenja e rrezikut dhe ndjenja e mbështetjes. Suksesi i kolegut tuaj të gëzon po aq sa edhe suksesi yt.“
Maja
Nuk jemi gjenerata e parë e cila pyet veten se pse njerëz të rinj, të motivuar dhe të mençur, me karriera të suksesshme, u ngjiten maleve dhe të marrin guximin të bëjnë diçka që deri atëherë nuk e ka bërë askush. Nuk ka të bëjë me dëshirën për ta parë botën nga maja më e lartë apo të dëshmohet diçka, por ka të bëjë me vetë sfidën. Ndërsa maleve, këtyre gjigantëve, u mbetet të vendosin se kush mund të ngjitet dhe kush jo.
Aleksander Abramov, kryetari i Klubit 7 Majat, pushtues i shtatëfishtë i Mount Everestit:
„Ndonjëherë udhëheqësi i ekspeditës sheh që ndonjë alpinist nuk është i gatshëm dhe tenton ta zmbraps nga ngjitja në maje, pasi që vetë alpinisti nuk dëshiron të zbrampset, posaçërisht nëse është afër majës. Mount Everest është sfidë, ndërsa njerëzit duhet të mësojnë ta kapërdijnë krenarinë.“
Gjithkush dëshiron ta sheh Mount Everest-in, por të rrallë janë ata që marrin guximin të ngjiten, dhe edhe më të rrallë ata të cilat ia dalin të ngjiten - në maje. Duke iu falenderuar projektit EverTest gjatë së cilës pjesëtarët e ekspeditës kanë bërë foto ekskluzive dhe video material, të gjtiha detajet e ngjitjes në Mount Everest janë vënë në dispozicion për publikun e gjerë në ueb portalin Yandex Maps, si dhe mundësia e “ngjitjes” në maje me Streetview.
Konstantin Lisjenko, projekt menaxher në Yandex:
„Yandex ka bërë incizime panoramike të vendeve të pazakonshme me vite të tëra. Kemi dashur të gjejmë diçka të veçantë, t’i rrekemi diçkaje që është vështirë të imagjinohet. Dhe na është dukur se do të ishte shumë mirë nëse do të mund të inçizonim pamje panoramike nga maja e botës në mënyrë që edhe shfrytëzuesit tanë të mund të “shëtisin” deri te maja e Mount Everest-it. Ëndrra e milionave njerëzve, të cilën për shkak të parave dhe shëndetit mund ta realizojnë vetëm disa, së shpejti do të mund të realizohet në ueb portalin Yandex Maps.“
Përfundimi i projektit
Pas kthimit në Moskë, Toyota Land Cruiser 200 dhe Land Cruise Prado kaluan kontrollin teknik tek servisi i autorizuar i Toyota-s. Përkundër kushteve më të rënda për vozitje në lartësi mbidetare prej 5,374 metrave, parametrat e sistemeve të ndryshme të të dy automjeteve SUV, ishin në përputhje me standardet duke pasur parasysh kilometrazhin e kaluar. Nuk kishte kurrfarë dëmtimesh të automjeteve, dhe është dashur të ndërrohen vetëm pjesët shpenzuese.
Por ky nuk është fundi i kontrolleve për automjetet legjendare. Automjetet janë të gatshme për të arritura të reja dhe së shpejti edhe ato do t’iu shtohen listës sonë të të arriturve të tyre duke marrë pjesë në projekte të mëdha dhe zgjerimin e kufijve të Land Cruiser-it.