Në panairin e ardhshëm botëror të veturave në Gjenevë (7-19 mars), Toyota do të zbulojë Yaris e ri për vitin 2017, së bashku me versionin e saj sportiv, Yaris GRMN. Kabina/vendi i Toyotas do të jetë nikoqir i botërore premierës dhe-Konceptin Tril dhe varg të tërë të Toyota GAZOO Racing.
Prezentimin e të riut, gamë e Yarisit të ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme që ka për qëllim të kontriboj më tej në suksesin e veturave të vogla të Toyotas, falë dizajnit të jashtëm dinamik dhe përpunimit të avancuar të interierit. Gama e serisë së Yarisit përfshinë performancë të lartë, Yaris GRMN, i frymëzuar dhe i projektuar nën ndikimin për kthimin e Toyotas në kampionatin botëror të rellit të vitit 2017 me modelin Corolla WRC.
Yaris i lartpërmendur do të jetë unik për një segment të caktuar të tregut në saje të motorit "Supercharged" - një motor 1.8-litër që do të prodhojë më shumë se 210 kuaj fuqi.
Perla tjetër e Toyotas në Gjenevë do të jetë Premiera botërore e Konceptit-Tril. Ky koncept i motorit për makinë elektrike, i zhvilluar nga Toyota Motor Europe (TME), në bashkëpunim me ED², studio dizajnit në Nisë, dhe paraqet një numër të aspekteve të reja të hulumtimit Toyotas për zgjidhje më të mira të mundshme të lëvizshmërisë që janë të mira për mjedisin.
Është e karakterizuar me aranzhimin e ulësëve të një-plus-dy, teknologji aktive Lean dhe është në gjendje për të vepruar në mënyrë autonome, kështu që koncepti i-Tril paraqet një alternativë të besueshme për segmentet e automjeteve A dhe B, automjetet tjera elektrike dhe të motoçikletave, si dhe për ata që duan të të argëtohen në vozitjen e lehtë në qytet.
E fundit por jo më pak me rëndësi, në vendin/kabinën e Toyotas do të tregohet gama e plotë e automjeteve të Toyota GAZOO Racing. Duke marrë pjesë në gara shumë të vështira, siç janë ato botërore, Rally Championship FIA të (WRC), në gara të qëndrueshmërisë FIA World Championship (WEC) dhe në Dakar, Toyota i sjell automjetet e tyre në kufinjtë e fundit në mënyrë që të krijoj gjithmonë automjete më të mira.
Konferenca për shtyp do të mbahet të martën në vendin/kabinën e Toyotas, më 7 mars në ora 12:30, në Sallën numër 4.