Zgjidhni

Ridizajnimi I pjesërishëm I modelit Toyota '86' bazuar në përvojën e garave

Më 1 gusht të këtij viti, Toyota Motor Corporation do të prezantojë modelin pjesërisht të ridizajnuar Toyota “86” tek të gjithë partnerët e autorizuar të Toyota-s, Toyopet, Toyota Corolla dhe Netz. Modeli i ridizajnuar mund të lavdërohet me karakteristika të modernizuara të vozitjes bazuar në njohuritë e fituara nga pjesëmarrja në gara, përfshirë edhe garën prej 24 orëve në Nürburgring.

Karakteristikat kryesore

Modeli pjesërisht i ridizajnuar “86” karakterizohet me kënaqshmëri kulmore në vozitje që është rezultat i përmirësimeve të shumta, përfshirë edhe lakoren lineare të momentit nga rrotullime të ulëta të motorit e deri te përmirësimi i sistemeve të thithjes dhe emetimit (tek modelet me marsh manual) dhe stabilitet të jashtëzakonshëm të drejtimit duke i falënderuar strukturës së përpunuara të valvuleve të amortizatorëve

Dizajni i jashtëm i modelit “86” i dha rëndësi më të madhe aerodinamikën e përmirësuar të automjetit, nga hunda e deri te pjesa e pasme e automjetit

Pozita e drejtuesit në “86” është bërë ashtu që drejtuesi të ndihet i lidhur me automjetin si asnjëherë më parë, karakterizohet me timon të diametri më të vogël të cilën e ka ndërtuar Toyota deri tash si dhe ekranin universal me madhësi 4,2“ me ngjyra (pajisje standarde për modelet GT Limited dhe GT).

Toyota City, Japoni. 5 korrik 2016.

Ashtu si tregon edhe ri-dizajnimi i modelit Toyota “86”, Toyota Motor Corporation është e përkushtuar ndërtimit të automobilëve gjithnjë e më të mirë ashtu që sa më shumë njerëz të kenë kënaqësinë e vozitjes dhe të rritet numri i të dashuruarvenë automjete. Toyota beson se motorsportet ofrojnë mundësinë që të përjetohet ngazëllimi të cilin e sjell Toyota GAZOO Racing, kompania e cila është e përqendruar në zhvillimin e automjeteve dhe personelit.

Modeli “86”, është prezantuar për herë të parë në vitin 2012, mori pjesë në shumë aktivitete të motorsportit, përfshirë edhe garën 24 orëshe në Nürnburgringu dhe garat dhe relitë e tjera të 86/BRZ konkurrues, në të cilat morën pjesë dhe u dëfryen edhe vetë blerësit. Kjo veturë u solli buzëqeshje në fytyrë shumë blerësve të Toyota-s.

Modeli “86” është zhvilluar si një veturë unike me fuqinë tërheqëse në rrotat e pasme, drejtimin intuitiv, i cili jep ndjesinë e kënaqësisë gjatë vozitjes. Karakterizohet me motorin e vetëm në botë të vendosur horizontalisht (D-4S), pakon e tërheqjes në rrotat e pasme dhe qendrën ultra të ulët, falë së cilës arrin kënaqësi në vozitje në nivele të ndryshme për dallim nga automjetet ekzistuese sportive.

Modeli “86” është i preferuar tek të gjithë të dashuruarit në automjete pasi që ofron ngazëllim të njëmendtë të cilën mund ta ofrojnë automjetet.

Ridizajni i pjesërishëm i modelit “86” fokusohet në zhvillimin e tij të ardshëm si veturë sportive. Toyota ka krijuar një automjet me performanca edhe më të mira në vozitje, përmes të cilit synon të rris numrin e të dashuruarve në vetura sportive.

Inxhinieri kryesor Tetsuya Tada, i cili udhëheq zhvillimin e modelit “86”, thotë: “Kemi ri-aranzhuar gjithçka – kemi fituar kampionatin në bazë të të dhënave teknike, të cilat i kemi fituar me pjesëmarrjen e modelit “86” në garën 24 orëshe në Nürburgring – dhe sërish e kemi testuar këtë model në rrugët e gjithë botës, si dhe secilën pjesë të tij të cilën e kemi prodhuar. Modeli i ri “86” është bërë ashtu që secili vozitës mund ta sheh dallimin, nga momenti kur merr timonin në dorë dhe përshpejton automjetin.”

1. Zhvillimi i mëtejmë i performancave të vozitjes, zemra e veturës sportive

Performancat e vozitjes

Përmirësime në sistemet e thithjes dhe emetimit (tek modelet me marshin manual), siç është dega për thithje dhe emetim kanë sjellur deri te zhvillimi i motorit bokser D-4S. Momenti më i madh i rrotullimeve arrihet në një gamë të gjerë të shpejtësisë së motorit, ndërsa momenti i rrotullimit përmirësohet edhe në rrotullime të ulëta.


Specifikacionet kyçe të motorit 86

Reagimi i timonit dhe komfori

Amortizimi i përmirësuar dhe shtrëngueshmëria më e madhe e karoserisë duke iu falënderuar numrit më të madh të saldimeve në shtyllat e fundit kanë sjellur deri te reagimi i shkëlqyeshëm i timonit dhe komforit në vozitje.

Përfshirja e amortizerëve SACHS si opsion sjell përmirësim të mëtejmë të reagimit të timonit dhe komforit

2. Ndryshimet në pjesën e jashtme të automjetetit janë të orientuara në performancat e vozitjes

Përsosja e vetive aerodinamike

Aerodinamika e përmirësuar e modelit “86”, përgjatë tërë gjatësisë së automjetit, e deri te detajet më të vogla, është vënë në plan të parë gjatë hartimit dhe avancimit të karakteristikave të ndryshme; gjë që ka sjellur deri te dizajni i pamjes së jashtme të automjetit për puthitje superiore përgjatë rrugës

Spojleri i pasëm anësor është standard për modelin GT Limited, i cili i kontribuon aerodinamikës dhe drejtimit të jashtëzakonshëm


Ndjenja superiore e lëvizshmërisë dhe qendra e ulët e gravitetit

Duke iu falenderuar hundës së ulur dhe hapjes së zgjeruar horizontalisht në maskën e përparmë në krahasim me modelin paraprak, pamja e përparme e modelit “86” thekson një qëndrim të ulët dhe të gjerë

Dritat e shkurtra dhe të gjata LED janë standard në të gjitha nivelet e pajisjes, ndërsa dritat e përparme LED për mjegull (standard në modelet GT Limited dhe GT) përforcojnë natyrën e patrembur, superiore të këtij modeli

Modeli “86” ka rrota alumini me diametër 17“ (standard në modelet GT Limited dhe GT) me detaje të punuara me makinë dhe me ngjyrë të bruniruar. Dizajni i spicave të holla, të lakuara dhe i buzëve të aluminit jep ndjesi të lëvizjes kur vrojtohet nga anash.

Pjesa e zezë e parakolpit të pasmë është i zgjeruar vertikalisht, në mënyrë që të krijohet qëndrimi i gjerë dhe trapezoid.

Dritat e pasme përdorin LED dhe pozita e tyre horizontale është shumë e theksuar.

3. Vendi ideal për vozitësin në veturën sportive

Karakteristike

Modeli “86” karakterizohet me timonin me diametër 362 milimetra – më të voglin të cilin Toyota e ka vendosur ndonjëherë – prerjen tërthore që ofron kapje optimale dhe jep ndjesi të jashtëzakonshme gjatë manovrimit

Tabela me instrumente përmban tre rrathë (standard na modelim GT Limited i GT), është ndryshuar ashtu që në maje të rrotullimit të motorit gjenden 7.000 rrot./min, rrotullimet e motorit në të cilin zhvillohet fuqia maksimale

Vetura është e pajisur me ekranin shumë-funksional me ngjyrë prej 4,2“ (pajisje standarde në modelet GT Limited dhe GT). Përveç konsumit aktual të karburantit dhe distanca e mbetur, tregohen edhe një varg të dhënash precize në kohë reale, përfshirë edhe G forcën, lakoren e fuqisë dhe momentit, si dhe kronometri.


Dizajni

Tabela e instrumenteve dhe mbështjellësit në dyert e modeleve “86” përdorin Grad Luxe® (standard në modelet GT Limited). Si shtesë materialeve të avancuara dhe enterierit, ky material kufizon reflektimin e dritave të jashtme, dhe ndihmon në krijimin e një mjedisi ku vozitësi mund të përqendrohet në vozitje.

Ngjyra e standardizuar e zezë në brendësi të automjetit ofron mjedis relaksues, ndërsa kornizat e ndërprerësve dhe pllaka drejtuese për ngrohje (të dyja këto standard në modelet GT Limited dhe GT) janë bërë nga materiali T-mesh me shtypje karboni, për rafinim të mëtejmë të hapësirës së kabinës.

Tapaceria e ulëseve është Alcantara® e perforuar (standard në modelet GT Limited)


1Grand Luxe® është material i ngjashëm me antilopë artificiale dhe markë e mbrojtur e kompanisë Seiren Co., Ltd.
2Alcantara® është markë e mbrojtur e kompanisë Alcantara S.p.A.

Të dhënat e shitjes

1. Vendet e shitjes: partnerët e autorizuar të Toyota-s, Toyopet, Toyota Corolla dhe Netz
2. Plani mujor i shitjes për Japoni: 500 vetura

Fabrika:

Main Plant, Gunma Manufacturing Division, Fuji Heavy Industries Ltd.