Zgjidhni

Dobitë e ngasjes së veturës hibride Toyota Hibrid

Qoftë nëse jeni duke kërkuar një mënyrë më të këndshme dhe më të qetë të ngasjes, ose dëshironi një veturë që maksimizon efiçencën e karburantit duke minimizuar emisionet - është një listë e gjatë e mënyrave se si brezi ynë prej shtatë modeleve hibride mund të luajnë rol për të mirë në jetën tuaj.

Jeta është e lehtë në një hibrid, vetëm futesh brenda dhe e nget

Veturat tona hibride janë dizajnuar për të qenë sa më të lehta që është e mundur për ngasje. Kur ju e prekni butonin për ndezje nuk ka asnjë zhurmë, vetëm një sinjal që jeni gati! Dhe pasi sistemi hibrid e kontrollon vetveten, dhe të gjitha veturat hibride janë automatike, ju vetëm e vendosni ndërruesin e shpejtësive në Drive dhe gëzoni fuqi ngasjeje të patrazuar në çdo udhëtim.

Fuqi e patrazuar, e qetë dhe e përgjegjshme

Gjatë udhëtimit me veturat tona hibride ju do të mund të kënaqeni duke dëgjuar më shumë nga ajo që është e rëndësishme gjersa fuqia e tyre e qetë elektrike ju shpie rreth e përqark qytetit. Ky hit elektrik shkrihet në mënyrë të pavërejtshme me fuqi efiçente për nga benzina në shpejtësi më të mëdha dhe, në momentin kur iu duhet më së shumti, dy bëhen një - pasi që të dy motorët punojnë së bashkur - për t’ju dhënë hov përpara.

Bateri të cilat kurrë nuk duhet të karikohen

Nuk ka nevojë për t'u shqetësuar rreth asaj se sa larg duhet të udhëtoni në veturat tona hibride, vetëm mbushni me karburant dhe vazhdoni rrugën tuaj, ashtu si do të bënit në çdo veturë konvencionale. Dhe kur bateria fillon të zbrazet, fuqia e tepërt nga motori e karikon atë përsëri. Dhe kjo nuk është e gjitha, sa herë që të frenoni, energjia riciklohet për ta karikuar edhe baterinë - kështu që asgjë nuk shkon kot.

E lehtë për portofolin tuaj edhe për mjedisin

Jo vetëm do t’ju pëlqejë të rrini pas timonit të një veture hibride, ju me të vërtetë do të çmoni atë se sa jeni duke kursyer. Veturat tona hibride ju bëjnë që në qytet të ndjeheni rehat si në shtëpi - duke shkyçur motorët e tyre sa herë që të munden për t’ju kursyer karburant dhe të holla.

Ka një veturë hibride për çdokënd

Historia jonë e veturave hibride filloi në vitin 1997 me novatorin e sektorit: Prius. Që atëherë familja jonë e veturave hibride është rritur dhe, me shtatë modele të ndryshme për të zgjedhur, ne jemi të sigurt që kemi një përgjigje hibride për ju. Nëse ju jeni një njeri qyteti në kërkim të rrotave urbane, e keni Yaris Hybrid. Nëse jeni një familje në zgjerim e sipër qe e keni të vështirë për t’i shtrydh të gjithë në një veturë, e keni Auris Touring Sports. Shkurt, ne mendojmë se ekziston një veturë hibride për çdokënd.