Zgjidhni

Automjeti tërësisht elektrik, vozitje me të gjitha rrotat

Dizajni dinamik SUV puqet me fuqinë e pastër elektrike. Argëtues për vozitje, i lehtë për karikim dhe i gjithanshëm, bZ4X inovativ është lëvizshmëri elektrike, e krijuar për lehtësi. 

Disponueshmëria e produkteve vijuese mund të dallojë varësisht prej vendit. Ofertat lokale mund të dallojnë në çdo treg. Iu këshillojmë klientëve të kontrollojnë faqen e internetit të Toyota-s për më shumë detaje.

Karakteristikat e jashtëzakonshme të përfshira si standard

Përshëndetni Toyota bZ4X: dizajni i fuqishëm SUV takohet me makinën me të mirë në klasën all-wheel-drive për një udhëtim elektrizues

arrow right
arrow left
  • Ndërtuar me vendosmëri dhe qëllim

    Një qëndrim i fortë që nxjerr besim elektrik në çdo mjedis

  • Aty ku luksi takohet me praktikën

    Teksturat e frymëzuara nga stili nordik dhe një kabinë e gjerë ofrojnë rehati premium

  • Teknologjitë elektrike e fundit

    Bateria afatgjatë e ndërtuar me inovacion për t'ju çuar përpara

  • Deri në horizont, dhe më gjerë

    E krijuar për të qëndruar, me një distancë deri në 512 km pasi mbushjes

  • Elektronikë për t'ju mbajtur të lidhur

    Qëndroni të përditësuar me informacionet më të fundit përmes Toyota Smart Connect+

  • Projektuar duke pasur parasysh sigurinë

    Funksionet inteligjente të sigurisë për t'ju mbrojtur juve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës

  • Udhëtoni në dimensione të reja

    Një madhësi për t'iu përshtatur çdo udhëtimi që bëni

  • Hapësira e kabinës për t'iu përshtatur të gjithëve

    Komoditet i rafinuar i brendshëm me hapësirë ​​të bollshme për këmbët dhe dysheme të sheshtë

  • Garanci gjithëpërfshirëse, mbrojtje e plotë

    bZ4X juaj është i sigurt në duart tuaja

Read timed out

POST https://aph-webcarconfig.toyota-europe.com/v1/grade-selector/xk/sq?modelId=7fb7f6d1-dbbc-4886-98ea-d1856e3815db

  • Stili i hijshëm, dukja si SUV

    E fortë dhe me stil pa mundim, bZ4X ndihet komod si në qytet ashtu edhe jashtë tij. Silueta e hijshme bashkëkohore e një automjeti elektrik puqet me praninë e sigurt dhe impozante të një SUV, duke rezultuar në një dizajn unik të dukshëm. 

Distanca e vozitjes
Bateria
Regjimi X (X-Mode)
Performanca aerodinamike
Materialet e ricikluara
Kondicioner i tipit të ngjashëm si pompë e nxehtësisë
Ngasje dinamike

Distanca e vozitjes

E lehtë për t'u karikuar kudo që të jeni, bZ4X tërësisht elektrik i Toyota-s ju jep lirinë për të shkuar atje ku ju çon rruga. Pothuajse e heshtur në qytet, e rehatshme në autostradë dhe dinamike në rrugë të hapur, është thjeshtë ngasje me energji elektrike, e lehtësuar tej mase. *WLTP i kombinuar prej 411 km deri në 512 km (varësisht prej specifikacionit). Shifrat e distancës së vozitjes në regjimin elektrik ofrohen për qëllime krahasimi dhe mund të ndryshojnë në varësi të faktorëve siç janë grada dhe transmisioni (kambio) i zgjedhur, aksesorët e instaluar (pas regjistrimit), stili i drejtimit, kushtet e motit, shpejtësia dhe ngarkesa e automjetit. Këto shifra mund të mos pasqyrojnë rezultatet e vozitjes në jetën reale. Të gjitha automjetet janë të certifikuara sipas Procedurës së Testimit të Automjeteve të Lehta (WLTP) të harmonizuara në mbarë botën.

Bateria

Besimi i Toyota-s në cilësinë e baterisë reflektohet në garancinë se bateria të ruajë të paktën 70% të kapacitetit të saj deri në 10 vjet, të mbuluar me Garancinë origjinale të Prodhimit të EV deri në 8 vjet ose 160.000 kilometra, dhe me Kujdesin shtesë të Zgjatur të Baterisë deri në 10 vjet ose 1 milion kilometra të vozitur, që aktivizohet përmes kontrollit vjetor të shëndetit të EV (vlejnë kushtet dhe afatet).

Regjimi X (X-Mode)

AWD (vozitje me të gjitha rrotat) fantastike me një prekje të vetme me butonin X-Mode. Zgjidhni regjimin e vozitjes për t'iu përshtatur terrenve të ndryshme. Ndihuni të sigurt në çfarëdo kushtesh, përfshirë borën dhe baltën e thellë (nën 20 km/h), si dhe Kontrollin e Kapjes për vozitje më të vështirë jashtë rrugës (nën 10 km/h).

Performanca aerodinamike

Elementet e dizajnit aerodinamik ndihmojnë në menaxhimin e rrjedhës së ajrit dhe maksimizimin e distancës së vozitjes së bZ4X, përfshirë hapjet në qoshet e parakolpit të përparmë, mbulesën e plotë të pjesës së poshtme të trupit, spoilerin e ndarë në çati dhe spoilerin e buzës së pasme të bishtit. Dizajn përtej pritjeve.

Materialet e ricikluara

Misioni i Toyota-s për ruajtjen e mjedisit nuk ndalet vetëm në realizimin e inxhinierisë së jashtëzakonshme. Materialet shumë të riciklueshme janë përdorur në tërë bZ4X për ta ndihmuar të shkojë përtej zeros.

Kondicioner i tipit të ngjashëm si pompë e nxehtësisë

bZ4X përdor një sistem të pompës së nxehtësisë me konsum të ulët të energjisë elektrike, por me efikasitet të lartë, për të fituar kështu distancë sa më të gjatë të vozitjes. Ajo thith nxehtësinë nga ajri i jashtëm dhe e përdor atë për të ngrohur automjetin gjatë dimrit. Duke shkuar përtej standardeve të SUV-së, bZ4X ofron zgjidhje gjeniale me çdo ngasje.

Ngasje dinamike

"Bazuar në filozofinë tonë e-TNGA*, bZ4X përdor një platformë të veçantë të tipit BEV, e para e këtij lloji për Toyota-n. Falë qendrës së ulët të gravitetit dhe ngurtësisë së trupit, ajo ofron performancë jashtëzakonisht intuitive të drejtimit - jo vetëm për një BEV, por për çfarëdo makinë. (*Toyota New Global Architecture, Arkitektura e re globale e Toyota-s) "

Përtej pritshmërive, përtej zeros

Misioni ynë është të përmirësojmë mobilitetin për të gjithë. Prezantojmë gjeneratën e ardhshme të automjeteve elektrike me bateri inovative: një shkrirje e përsosur e dizajnit elegant, modern dhe aftësive të jashtëzakonshme, që përfaqëson ngasjen elektrike që veçohet prej të tjerëve.

  • Shijoni ngasjen e pastër elektrike me bZ4X
     

    bZ4X tërësisht elektrik i Toyota-s ju jep lirinë për të shkuar kudo që ju çon rruga. I lehtë për bashkëjetesë dhe i përshtatshëm për karikim, ai përshtatet pa probleme me stilin tuaj dinamik të jetesës. 

    *WLTP i kombinuar prej 411 km deri në 512 km (varësisht prej specifikacionit). Shifrat e distancës së vozitjes në regjimin elektrik ofrohen për qëllime krahasimi dhe mund të ndryshojnë në varësi të faktorëve siç janë grada dhe transmisioni (kambio) i zgjedhur, aksesorët e instaluar (pas regjistrimit), stili i drejtimit, kushtet e motit, shpejtësia dhe ngarkesa e automjetit. Këto shifra mund të mos pasqyrojnë rezultatet e vozitjes në jetën reale. Të gjitha automjetet janë të certifikuara sipas Procedurës së Testimit të Automjeteve të Lehta (WLTP) të harmonizuara në mbarë botën. Ju lutemi përdorni kalkulatorin tonë të distancës së vozitjes për të përllogaritur distancën tuaj të vozitjes në botë reale në kushte specifike.

Pyetjet më të shpeshta

Këtu është udhëzuesi juaj për distancën e vozitjes, një aspekt kyç i performancës së makinës elektrike.

Shifra e distancës së vozitjes WLTP është një vlerësim i bazuar në rregulloret WLTP (Procedura e testimit të automjeteve të lehta e harmonizuar në mbarë botën). Këto janë standarde globale, të cilave Toyota iu përmbahet me përpikëri. Distanca e vozitjes do të devijojë nga vlera WLTP kur faktorët kryesorë, përfshirë shpejtësinë, sipërfaqen e rrugës, stilin e drejtimit dhe temperaturën e ambientit dallojnë nga ato të parapara në ciklin e provës WLTP. Ueb faqja e dhe broshura e Toyota-s për bZ4X japin një distancë të vozitjes WLTP prej 411 km deri 512 km (varësisht prej verzionit të automjetit dhe specifikave), por variablat mund të bëjnë që distanca e vozitjes të jetë më e shkurtër. Ju lutemi përdorni kalkulatorin tonë të distancës së vozitjes për të paraparë distancën tuaj reale në kushte specifike, siç janë temperatura, madhësia e rrotave, regjimi i drejtimit dhe rregullimet e ajrit të kondicionuar.

Zgjedhja e regjimit "Eco Driving Mode" do të rrisë efikasitetin dhe do të maksimizojë distancën e vozitjes, ashtu siç do të bëjë edhe përzgjedhja e regjimit Auto Eco Mode për ngrohësin. Shqyrtoni gjithashtu mundësinë e fikjes së ajrit të kondicionuar kur nuk ka nevojë, dhe mbani mend se ulëset me ngrohje dhe timoni i bZ4X janë një mënyrë më efikase për t’u ngrohur sesa ndezja e ngrohësit. Sigurohuni që presioni i gomave tuaja të jetë i rregulluar si duhet. Presionet e ulëta zvogëlojnë distancën e vozitjes. Gomat e dimrit gjithashtu konsumojnë më shumë energji elektrike në rrugë të thata sesa gomat e verës. Bartja e peshës së panevojshme rrisë konsumin e energjisë, prandaj largoni artikujt e tepërt nga makina. Në fund, shqyrtoni mundësinë e ndryshimit të stilit tuaj të drejtimit. Vozitja me një shpejtësi konstante, të moderuar sa herë që është e mundur, duke shmangur përshpejtimin dhe frenimin e panevojshëm, do t'ju ndihmojë të kaloni distanca më të gjata me një karikim. Kur duhet të ndryshoni shpejtësinë, bëjeni këtë në mënyrë sa më graduale për të ulur konsumin e energjisë.

Automjetet tona elektrike janë ndërtuar me të njëjtat standarde të larta të cilësisë, qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë si çdo Toyota tjetër, dhe bateritë e tyre janë projektuar të qëndrojnë. Secila prej tyre mbulohet nga programi ynë i Kujdesit të Zgjeruar të Baterisë, duke garantuar të paktën 70% kapacitet për 10 vitet e para të automjetit ose 1,000,000 km*, kështu që ju të mund të gëzoni rehati të plotë.
 

*Garancia në Evropë. Kontrolloni garancinë lokale për më shumë detaje.

Karikim i lehtë kudo

Kudo që ju çon rruga, Toyota bZ4X e re ju ofron rehati të plotë. Me një karikues të baterisë (OBC) të Sistemit të Kombinuar të Karikimit (CCS2) të përfshirë në automjet, keni shumë opsione kur bëhet fjalë për karikimin. Karikoni në shtëpi, në punë ose në lëvizje. Një karikim prej 10% deri në 80% karikim mund të arrihet për 30 minuta* me karikim prej 150 kW DC në kushte optimale, siç janë temperatura ndërmjet 25° dhe 30°C. Për të mbrojtur shëndetin dhe jetëgjatësinë e baterisë, performanca e karikimit të shpejtë me rrymë direkte (DC) reduktohet sapo gjendja e karikimit të arrijë në 80%. Luteni të konsultoni kalkulatorin tonë të kohës së karikimit për të vlerësuar kohën tuaj të karikimit. Thjesht fusni kushtet tuaja specifike, siç janë lloji i karikuesit që po përdorni dhe temperatura e ambientit.
  • Kutia e murit në shtëpi (Wallbox)

    "Këto njësi të veçanta karikojnë shumë më shpejt sesa një prizë shtëpiake. Me bZ4X, mund të arrini mbushjen e plotë prej 6,5 deri 10 orë**. "

  • "Për karikim të shpejtë, mund të gjeni lehtësisht stacione të karikimit të shpejtë në disa vende publike falë gjetësit të stacioneve në aplikacionin MyT dhe përbrenda vetë Toyota Smart Connect. Këto njësi shumë efikase janë në gjendje të rikarikojnë nga 10% karikim në 80% për 30 minuta*** me karikim prej 150 kW DC në kushte optimale, siç është temperatura ndërmjet 25° dhe 30°C. "

  • "Për të mbrojtur shëndetin dhe jetëgjatësinë e baterisë, performanca e karikimit të shpejtë DC reduktohet sapo gjendja e karikimit të arrijë në 80%. Luteni të konsultoni kalkulatorin tonë të kohës së karikimit për të vlerësuar kohën tuaj të karikimit. Thjesht fusni kushtet tuaja specifike, siç janë lloji i karikuesit që po përdorni dhe temperatura e ambientit. "

  • "I krijuar për ta bërë më të lehtë ngasjen, aplikacioni MyT në telefonin tuaj inteligjent hap një botë të ndërlidhjes. Kontrolloni nivelin e baterisë së makinës suaj, planifikoni karikimin dhe shihni të dhënat e udhëtimit, si dhe kontrolloni automjetin tuaj nga distanca. "

 

*Në varësi prej kushteve siç janë temperatura dhe karakteristikat e karikuesit. Për të siguruar karikim efektiv dhe për të ruajtur shëndetin e baterisë, fuqia e karikimit të shpejtë DC të bZ4X reduktohet përkohësisht (për 24 orë) pas dy seancave të karikimit të shpejtë prej 10 deri 80% në ditë.

**Me 11kW OBC (karikuesi në bord/automjet). Në varësi prej kushteve siç janë temperatura dhe karakteristikat e karikuesit. Faktorët tjerë, siç janë temperaturat nën ose mbi 25°-30°C ndikojnë në kohën e karikimit.

***Në varësi prej kushteve siç janë temperatura dhe karakteristikat e karikuesit. Për të siguruar karikim efektiv dhe për të ruajtur shëndetin e baterisë, fuqia e karikimit të shpejtë DC të bZ4X reduktohet përkohësisht (për 24 orë) pas dy seancave të karikimit të shpejtë prej 10 deri 80% në ditë.

Pyetjet më të shpeshta

Jeni kureshtar për karikimin e makinave elektrike? Ky është udhëzuesi juaj

Karikimi nga një gjendje prej 10% në 80% mund të arrihet në 30 minuta* me karikim DC 150 kW në kushte optimale. Për të mbrojtur shëndetin dhe jetëgjatësinë e baterisë, performanca e karikimit të shpejtë DC reduktohet sapo gjendja e karikimit të arrijë në 80%. Luteni të konsultoni kalkulatorin tonë të kohës së karikimit për të vlerësuar kohën tuaj të karikimit. Thjesht fusni kushtet tuaja specifike, siç janë lloji i karikuesit që po përdorni dhe temperatura e ambientit.

 

*Në varësi të kushteve lokale. Për të siguruar karikim efektiv dhe për të ruajtur shëndetin e baterisë, fuqia e karikimit të shpejtë DC të bZ4X mund të eduktohet përkohësisht (për 24 orë) pas dy seancave të karikimit të shpejtë prej 10 deri 80% në ditë. Faktorë të tjerë, siç janë temperaturat më të ulëta, mund të ndikojnë në kohën e karikimit.

Këto shkronja i referohen tensioneve të ndryshme të karikuesit. Me arkitekturën elektrike prej 400 voltëve, bZ4X mund të karikohet si me karikuesin K (tension ndërmjet 50 dhe 500) ashtu edhe me karikuesin L (tensioni ndërmjet 200 dhe 920) pa probleme.

Karikimi i automjetit tuaj elektrik është i thjeshtë dhe i përshtatshëm. Instalimi i një kutie të murit në shtëpi (Wallbox) është një mënyrë e shkëlqyeshme për t'u siguruar që makina juaj elektrike është gjithmonë gati për t'u nisur – thjesht futeni në prizë kur të ktheheni në shtëpi. Është gjithashtu krejtësisht e sigurt të karikosh nga një prizë shtëpiake me kabllon e karikimit të automjetit, edhe pse karikimi do të zgjasë më shumë sesa do të zgjaste përmes një kutie të murit.

 

Për karikim të shpejtë dhe të përshtatshëm në lëvizje, rrjeti gjithnjë në rritje i karikuesve të shpejtë në vende siç janë stacionet e shërbimit në autostrada dhe parkingjet e makinave të supermarketeve mund t'ju kthejnë në rrugë për vetëm 30 minuta*. Luteni të konsultoni kalkulatorin tonë të kohës së karikimit për të vlerësuar kohën tuaj të karikimit. Thjesht fusni kushtet tuaja specifike, siç janë lloji i karikuesit që po përdorni dhe temperatura e ambientit.

 

*Në varësi të kushteve lokale. Për të siguruar karikim efektiv dhe për të ruajtur shëndetin e baterisë, fuqia e karikimit të shpejtë DC të bZ4X mund të eduktohet përkohësisht (për 24 orë) pas dy seancave të karikimit të shpejtë prej 10 deri 80% në ditë. Faktorë të tjerë, siç janë temperaturat më të ulëta, mund të ndikojnë në kohën e karikimit.

Makinat e ndërtuara para janarit 2023 kanë një karikues baterie në bord (OBC) prej 7 kW. Me një rrymë prej 32 amperëve, koha minimale për të karikuar në tërësi është 9,5 orë. Makinat e prodhuara në shkurt 2023 kanë OBC prej 11 kW, që do të thotë se makina mund të karikohet plotësisht për 6,5 orë me një pikë karikimi prej 11 kW. Luteni të konsultohuni kalkulatorin tonë të kohës së karikimit për të vlerësuar se sa kohë do të zgjasë karikimi në kushte specifike, siç janë p.sh. lloji i karikuesit dhe temperatura e ambientit.
  • Gjithmonë i lidhur, gjithmonë në lëvizje

    Kabina inteligjente mban gjithçka të sinkronizuar ndërmjet makinës dhe telefonit inteligjent. I krijuar për ta bërë më të lehtë ngasjen, aplikacioni MyT në telefonin tuaj inteligjent hap një botë të ndërlidhjes. 

Rehati e plotë me Toyota Kanzen

Toyota synon t'i bëjë të gjitha aspektet e përvojës suaj me bZ4X sa më të rehatshëm dhe sa më të përshtatshme. Toyota Kanzen bënë pikërisht këtë: një pako që përfshin të gjithë elementët qenësore* për t'ju ndihmuar të shijoni të gjitha dobitë e një automjeti elektrik fantastik me bateri, në rehati të plotë.
  • Milje

    "Një sistem që ju shpërblen nëse kilometrazhi juaj real është më i vogël se kilometrazhi fillestar i kontraktuar. "

  • "Një zgjidhje financiare e përballueshme për të shpërndarë koston e një Kutie të Murit, duke siguruar qasje të lehtë në karikim të shtëpisë me çmime konkurruese. "

  • "Një abonim për të menaxhuar ofertues të shumtë të pikave të karikimit përmes një kanali të vetëm të pagesës. "

  • "Toyota Smart Connect dhe Toyota MyT App do të jenë shoqëruesit tuaj për EV, që do t'ju lidhin me makinën tuaj dhe do t'ju ndihmojnë të planifikoni udhëtimet tuaja. Nga kontrollimi i statusit të baterisë nga largësia e deri te instalimi i stacionit publik dhe planifikimit të karikimit nga distanca, bZ4X ka gjithçka që ju nevojitet për të menaxhuar udhëtimet tuaja elektrike. "

  • "Sigurimi i përshtatur me një çmim fiks mujor të garantuar përgjatë periudhës së qiradhënies. "

  • "Mirëmbajtje dhe shërbim i plotë i integruar për periudhën e leasing-ut. "

Toyota T-Mate - me ju për një udhëtim më të sigurt

Për funksionet e sigurisë më të mira në këtë klasë, bZ4x vjen me T-Mate të sendërtuar - partnerin tuaj të dobishëm të vozitjes. T-Mate është një seri e sistemeve të krijuara për t'ju mbështetur juve dhe për ta bërë vozitjen më të sigurt, pavarësisht nëse jeni në autostradë, në qytet apo në parking. T-Mate sigurohet që të jeni gjithmonë në duar të sigurta.
  • Toyota Safety Sense

    bZ4X është ndërtuar me gjeneratën më të fundit të Toyota Safety Sense si dhe mundësinë për të përditësuar veçoritë e tij Over-The-Air (përmes internetit).

  • Sistemi ynë i monitorimit të këndeve të vdekura sinjalizon shoferin për çfarëdo automjeti që mund të mos e kishte parë në pasqyrat e tij anësore. Kjo është posaçërisht e dobishme kur parakaloni.

  • Për më tepër, Toyota bZ4X është e pajisur me veçori të tjera inovative të asistencës për drejtim dhe parkim T-Mate, siç janë Ndihma e daljes së sigurt, sistemi përkujtues i ulëseve të pasme, kamera e monitorit të shoferit, sistemi adaptiv i dritave të gjata janë vetëm disa sosh - duke ju dhënë besim dhe duke krijuar një mjedis më të sigurt të drejtimit për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Galeria Toyota bZ4X