Land Cruiser krejtësisht i ri
Gati për aventurën tuaj të radhës?
Toyota riformësobn Land Cruiser-in legjendar. Me dizajnin e rudhosur e emocional që do të prisnit nga një ikonë e rilindur, Land Cruiser i ri ju çon kudo që dëshironi të shkoni. I ndërtuar të jetë agjil, me besueshmërinë dhe teknologjinë e gjitha terreneve për të rimenduar të mundurën, aventura juaj e ardhshme fillon këtu.
-
1955: Land Cruiser 20
Duke ruajtur shumanshmërinë e të parit, 20-shi ka të shtuar amortizimin më të mirë, si dhe një sërë dizajnesh të shasisë. Model kyç eksporti, Land Cruiser 20 ndihmoi në krijimin e reputacionit global të Toyota-s për qëndrueshmërinë.
-
1960: Land Cruiser 40
Me stilin e tij të ashpër, kulmin e bardhë, xhamat e pasmë rreth e rrotull, me shtrirje të vogël para e mbrapa, seria e dallueshme 40 ishte edhe Land Cruiser i parë i pajisur me një kuti bartjeje me dy shpejtësi, duke përmirësuar edhe më shumë performancën e terren
-
1984: Land Cruiser 70
Seria 40 kishte bërë 25 vjet kur Toyota prezantoi modelin 70. Më i rafinuar dhe luksoz se paraardhësi i tij, ai ruajti kapacitetin e qëndrueshmërinë në terrene të thyera, që tashmë ishin sinonim i emrit Land Cruiser.
-
1996: Land Cruiser 90
Me amortizim të pavarur përpara për dinamikë më të mirë rrugore, 90-shi i gjithanshëm rinon konceptin Land Cruiser me teknologji të re dhe performancë të ngritur me zgjedhje motorësh me benzinë e naftë.
-
2002: Land Cruiser 120
Produkt i një programi intensiv zhvillimi që filloi në vitin 1997, 120 riktheu dizajnin e shquar të Land Cruiser. Koncepti i dizajnit u zhvillua nga ED2, qendra e avancuar e dizajnit të Toyota-s në Evropë.
-
2009: Land Cruiser 150
Me lindjen e tij në vitin 2009, seria 150 kombinoi qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme me performancën e pakrahasueshme në terrene jashtë rrugës, çelës ky për legjendën Land Cruiser. I popullarizuar në mbarë botën, Land Cruiser vazhdon t'i çojë njerëzit aty ku kanë n