Zgjidhni

Çfarë do të donit të bënit më tutje?

Ndërto për aventura të jetës

Toyota Corolla Cross krejtësisht e re ju ofron juve dhe të dashurve tuaj gjithçka që ju nevojitet për të përballuar kthesat e rrotullimet e paparashikueshme të jetës familjare. Falë efikasitetit të jashtëzakonshëm në shpenzim të karburantit, aftësisë për shtytje me të gjitha rrotat dhe kabinës së gjerë me teknologji intuitive, Corolla Cross praktike ofron gjithçka që ju duhet për t'u rikthyer në ulësen e shoferit.

Felgat
Fenerët LED
Ngasja
Tavani panoramik
Mbrojtës të theksuar

Felgat

Një përzierje unike e felgave sportive dhe elegante 18" me aliazh është në dispozicion për të theksuar pamjen atletike të Corolla Cross.

Fenerët LED

Me fenerët e fuqishëm LED, ju dhe familja juaj do të jeni të pajisur për gjithë skenarët, që nga agimi deri në muzg, qoftë në rrugë terreni apo duke shkuar në shkollë.

Ngasja

Pozita e lartësuar e ngasjes në SUV ofron shikueshmëri të ngritur mbi trafikun, për ngasje më të sigurt.

Tavani panoramik

Kulmi panoramik shumë i ngrohtë përmirëson çdo vozitje, duke frymëzuar mendjet e vogla kureshtare që të angazhohen me botën e jashtme.

Mbrojtës të theksuar

Përzierja e guximshme tre-dimensionale e mbrojtësve parafango përpara e prapa i jep Corolla Cross pamje të sofistikuar, por të fuqishme, që është e sigurt të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.

Projektuar për jetën e përditshme familjare

Corolla Cross u jep të gjithëve arsye për të buzëqeshur. Duke ofruar gjithë fortësinë e një makine të fuqishme familjare, me dizajn intuitiv SUV - është e përkryer për të përditshmen.

Për bagazhin tuaj më të çmuar

Ka pak gjëra që janë aq të paparashikueshme sa jeta familjare. Për fat të mirë, Corolla Cross është e pajisur për të përballuar çdo sfidë që del përpara në rrugën tuaj.
Më shumë informata

Teknologji e gatshme për të ardhmen

Qoftë nëse është udhëtim më i gjatë rrugor, apo thjesht një shërbim taksie për fëmijët, teknologjia ju çon atje me lehtësi.
Më shumë informata
  • Vetëbesimi për të shkuar kudo

    Kudo që të shkoni, hibridi i gjeneratës së 5-të në Corolla Cross nuk do ta zhgënjejë familjen. Makina inteligjente me tërheqje me gjitha rrotat, si dhe ngjitja e fortë në kodër, nënkuptojnë se gjithmonë jeni të gatshëm, gjatë gjithë vitit.

THJESHTOJMË TË PËRDITSHMEN

Kur jeni të zënë dhe në lëvizje, ndihmon shumë kur çdo gjë është në një vend. Aplikacioni MyT në telefonin e mençur e bën pikërisht këtë. Duke ofruar ndërlidhjen inteligjente midis telefonit inteligjent dhe makinës suaj, MyT bën gjithçka që nga planifikimi i udhëtimit tuaj drejt shtëpisë deri te dërgimi i lajmeve e njoftimeve për mirëmbajtjen e serviset. Veçoria e "udhërrëfyesit hibrid" analizon vozitjen tuaj dhe ju tregon se si mund të përmirësoni shpenzimet e karburantit në rrugë. MyT e bën vozitjen më argëtuese.
Më shumë informata

Toyota T-Mate - me ju për udhëtim më të sigurt

Për funksione pioniere të sigurisë, Corolla Cross është ndërtuar me T-Mate - partnerin tuaj të ndihmës në vozitje. T-Mate është një sërë sistemesh të krijuara për t'ju mbështetur dhe për ta bërë vozitjen më të sigurt, qoftë nëse jeni në autostradë, në qytet apo duke parkuar, T-Mate siguron që të jeni gjithmonë në duar të sigurta. Lista vijuese paraqet një meny të pikave kyçe, zbuloni përmbajtjen e plotë të T-Mate për Corolla Cross në konfiguruesin e makinës.
  • Sistemi para-ndeshje (PCS)

    Sistemi ynë para-ndeshje mund të zbulojë dhe t'ju ndihmojë të shmangni ndeshjet me automjete të tjera, këmbësorë e çiklistë. Ky funksionon duke alarmuar shoferin me paralajmërime zanore e pamore dhe ndihmën e frenimit. Nëse vozitësi nuk arrin të frenojë në kohë, frenat angazhohen automatikisht për të parandaluar ose zbutur ndeshjen. Është i mundur detektimi i makinave, këmbësorëve, çiklistëve dhe motoçikletave. Për më tepër, mbështetja për shmangien e ndeshjeve në udhëkryq, si dhe mbështetja në Drejtim Emergjent gjatë ditës, kur merrni kthesën në udhëkryqe apo bëni manovra për shmangie.

  • Nëse nuk ka lëvizje të vozitësit për një kohë të caktuar, bëhen paralajmërime zanore për të alarmuar vozitësin. Në rast të dështimit, vetura ngadalësohet automatikisht, duke ndaluar krejtësisht, por pa u shmangur nga korsia aktuale. Ndizen edhe dritat e alarmimit për të paralajmëruar pjesëmarrësit tjerë të trafikut, ndërsa hapen dyert për të mundësuar qasje të lehtë për shërbimet e urgjencës, sipas nevojës.

  • Ky sistem ju mban në distancë minimale të paracaktuar prej automjetit që keni përpara. Nëse kjo distancë shkurtohet, sistemi zvogëlon shpejtësinë dhe eventualisht aplikohen frenat dhe aktivizohen dritat e frenave. Nëse makina juaj është e pajisur me Ndihmë me Shenja Rrugore (RSA), ky sistem merr parasysh edhe kufizimet e shpejtësisë në rrugën e lëvizjes suaj dhe sugjeron çdo korrigjim të nevojshëm.

  • Sistemi ynë i monitorimit të këndit të vdekur sinjalizon shoferin për çdo automjet që mund të mos e shohë në pasqyrat e tij anësore. Kjo është veçanërisht e dobishme kur parakaloni.

  • Ky sistem kontrollon përshpejtimin, drejtimin dhe frenimin për t'ju ndihmuar të parkoni me siguri. Ai madje arrin të memorizojë vendet e preferuara të parkimit, që nuk përcaktohen nga vijat apo objektet e afërta.

  • Ky sistem sinjalizon shoferin nëse pasagjerët ose objektet lihen prapa në ulësen e pasme. Ky sinjalizim përfshin: paralajmërimi në panelin komandues digjital, më pas, në varësi të modelit, llambat e rrezikut si dhe sinjalizuesi aktivizohen, kur jeni jashtë pas kyçjes së makinës.

  • Sistemi përdor radarin e monitorit të këndeve të vdekura për të ndihmuar vozitësin të shmangë përplasjen midis derës së hapur apo pasagjerëve që dalin nga vetura, me automjete apo çiklistë që afrohen nga pjesa e pasme. Nëse sistemi gjykon se ka mundësi për ndeshje, ndizet treguesi në pasqyrën e jashtme, ndërsa treguesi në ekranin informues, bashkë edhe me sinjalin zanor, që lajmërojnë pasagjerët.

Gati për të filluar? Zgjedhni nivelin dhe motorin tuaj

Choose your grade:

3 Opsionale

  • Corolla Cross - Luna - SUV

    Corolla Cross Luna

    Hybrid
    SUV

    Select an engine:


    Nga

    40.900 €

    Continuously Variable Transmission | 4X2
  • Corolla Cross - Style - SUV

    Corolla Cross Style

    Hybrid
    SUV

    Select an engine:


    Nga

    43.500 €

    Continuously Variable Transmission | 4X2

    Nga

    45.500 €

    Continuously Variable Transmission | 4X4
  • Corolla Cross - Executive - SUV

    Corolla Cross Executive

    Hybrid
    SUV

    Select an engine:


    Nga

    46.500 €

    Continuously Variable Transmission | 4X2

    Nga

    48.500 €

    Continuously Variable Transmission | 4X4

Corolla Cross Galeri

  • Përjetoni Toyota Corolla Cross

    Hulumtoni Corolla Cross me aplikacionin tonë të realitetit të avancuar. Shkarkoni aplikacionin dhe shikoni se si duket nga secili kënd në parking, në garazh apo edhe në dhomën tuaj të ndenjes, me anë të realitetit të zgjeruar. Për të shkarkuar aplikacionin, mund të vizitoni App Store ose Google Play, me anë të vegëzave të mëposhtme.