Zgjidhni

Condensed Extreme

Dizajni 'Condensed Extreme' i Toyota GR Supra i referohet drejtpërdrejt paketimit të vet, i dukshëm në aubën e vet të gjatë, trupin kompakt dhe qëndrimin e gjerë. Duke përzier aerodinamikën e sportit të motorëve me një pamje bashkëkohore dhe të fuqishme, vetura shpreh performancën e pastër të vozitjes, madje edhe në ndalesë.

Shpirti i Supra-s

Një legjendë në mesin e tifozëve të automjeteve sportive, të pasionuarve pas filmave dhe lojërave në kompjuter, Toyota Supra e ka çimentuar vendin e vet në kulturën popullore të automjeteve gjatë 40 viteve të fundit. Linja e re e gjakut Toyota GR Supra e ka origjinën në vitet 1960, dhe tek ikonikja Toyota 2000GT.

Ndjesi e fuqishme

Në shtëpi, në rrugë ose në pistë, motori 3 litërsh me gjashtë cilindra në linjë i Toyota GR Supra, jep fuqi të pastër dhe përgjigje të menjëhershme. Pajisur një turbocharger me kalim të dyfishtë, injeksion të drejtpërdrejtë të karburantit dhe kontroll të ndryshueshëm të valvulave, prodhon 340 DIN hp dhe 500 Nm fuqi rrotulluese për një përshpejtim ngazëllyes nga 0 në 100 km/orë për 4.3 sekonda, dhe shpejtësi maksimale prej 250 km/orë.

Gr supra një vështrim nga afër

Toyota Relax - Ndjenjë e rehatisë së plotë që zgjat deri në 10 vjet

Në mënyrë që t'ju sigurojmë rehati të plotë, cilësi, besueshmëri dhe qëndrueshmëri të automjeteve tona, ne ju ofrojmë një mundësi unike të garancisë së zgjatur për një periudhë prej një intervali të servisimit, deri në një maksimum prej 10 vjetësh ose 185,000 km, me kusht që të servisoni automjetin tek ne.
Më shumë