Zgjidhni

ASISTENCA NË RRUGË

NE JU NDIHMOJMË TË KTHEHENI NË RRUGËN
Si pjesë e angazhimit të saj për kënaqësinë e klientit, Toyota me kënaqësi i siguron klientëve shërbimet Toyota Euro Care për 10 vjet. Cilësia e mirënjohur e Toyotas e kombinuar me ekspertizën dhe avantazhet e ofruara nga Toyota Euro Care do t’ju sigurojë qetësinë e plotë të mendjes, gjatë ngasjes. Pavarësisht se është riparim në vend të prishjes apo kërkohet transporti, ne ju ndihmojmë të ktheheni në rrugën.

Tiparet e produktit

Prishje mekanike

Aksident

Gabimi i ngasësit siç janë:

Pa karburant, bateria e zbrazur, goma e shpuar, çelësat e humbur ose kanë mbetur brenda në veturë

Rimorkimi

Toyota Euro Care e aranzhon që automjeti të dërgohet në riparuesin më të afërt të autorizuar nga Toyota. Në qoftë se automjeti duhet të mbahet gjatë natës, në pritje të riparimit, Toyota Euro Care e organizon dhe paguan koston e ruajtjes deri në vlerë maksimale prej 74 €. Kompania që ofron asistencë organizon transportin me rimorkio ose karavan (kuk standard 50 mm për tërheqje) për tërheqje të veturës tek riparuesi i autorizuar Toyota.

Mesazhe dhe Këshilla

Pavarësisht nga problemi, vjedhja e veturës, humbja e kartës së kreditit, sëmundje, nevoja për këshilla ligjore ose të përgjithshme, ekipi në Toyota Euro Care është në dispozicion për këshilla ose për t’i dërguar mesazh dikujt tjetër që duhet të njoftohet.

Marrja e automjetit të riparuar

Nëse automjeti i riparuar duhet të merret nga mjeshtri i autorizuar nga Toyota i cili është më shumë se 50 km larg vendbanimit të përdoruesit, atëherë me kërkesë të përdoruesit, Toyota Eurocare e organizon dhe paguan transportin hekurudhor njëdrejtimësh të klasit të parë për një person për tek vendi ku është riparuar vetura. Në rast se udhëtimi me tren kalon 6 orë, bileta e avionit për biznes-klasë ofrohet si alternativë.

Kushtet e përgjithshme

Nëse përdoruesi dëshiron të qëndrojë në afërsi të automjetit gjersa të riparohet, Toyota Eurocare organizon dhe paguan hotelin për akomodim për përdoruesit dhe pasagjerët deri në maksimum katër netë dhe me vlerë prej 112 € për person për një natë, varësisht nga disponueshmëria lokale. Ushqimi dhe kostot tjera janë përgjegjësi e përdoruesit dhe e pasagjerëve.