Ashtu siç mund ta dini, cilësia e automjeteve është prioriteti më i madh i Toyota-s. Ne vazhdimisht përcjellim performancën e automjeteve tona që janë në qarkullim, përmes burimeve të shumta. Ndonjëherë zbulojmë se ndonjë përbërës ose sjellje e caktuar nuk i plotëson standardet tona strikte të cilësisë. Në këto raste, për të arritur sigurinë dhe besueshmërinë e plotë të automjeteve, Toyota fillon fushatat e servisimit preventiv, të cilat kryhen nga partnerë të autorizuar të Toyota, e që janë plotësisht falas për ju. Sigurohuni që automjeti juaj të jetë i përfshirë në njërën prej fushatave të servisimit preventiv të Toyota-s dhe silleni automjetin tuaj në gjendje të përsosur.
Nëse keni pranuar njoftim për ndonjë automjet dhe nuk jeni më pronari i tij, luteni të na njoftoni me e-mail në info@toyota-kosovo.com.