Zgjidhni

KUJDESI NDAJ NGJYRËS

Ngjyra e plasaritur nga gurët dhe gërvishtjet aksidentale ndodhin shumë shpesh në rrugët e ngarkuara dhe në autoparkingje. Për fat të keq, madje edhe dëmtimi më i vogël mund të shndërrohet në problem të madh nëse nuk trajtohet. Produktet Toyota të kujdesit të ngjyrës ofrojnë zgjidhje. Përdoren lehtë për ofrojnë një mënyrë të përshtatshme për riparimin e dëmeve të vogla.
  • Toyota StickerFix

    Toyota StickerFix janë arna që ngjiten në pjesën zhveshur për riparimin gërvishtjeve të vogla dhe dëmtimeve nga goditja e gurëve. Përdoren lehtë, janë me kosto efektive krahasuar me ringjyrosje. 

    • Përdoret lehtë. Thjesht pastroje dëmin pastaj aplikoje arnin StickerFix. 
    • Hiqe filmin ngjitës për ta lënë prapa riparimin me cilësi të lartë. 
    • Me cilësi të lartë. Sistemi i teknologjisë së lartë duke përdorur filmin fleksibël ngjitës të veshur me ngjyrën e miratuar nga Toyota.
    • Zgjidhni ngjyrën tuaj. Në dispozicion në gamë të gjerë të ngjyrave të veturave Toyota.
    • Kosto-efektive. Një alternativë ndaj ringjyrosjes së kushtueshme.
    • I sigurt për mjedisin. Kurseni paratë dhe mjedisin.
  • Lapsi Touch-up

    Mënyra më e shpejtë dhe e lehtë për ta riparuar ngjyrën e dëmtuar nga gërvishtjet e vogla aksidentale. 

    • Procesi dy pjesësh rezulton në finish të qëndrueshëm e profesional. 
    • Tharje të shpejtë (10 minuta) me laps me ngjyrë me bazë uji për ta trajtuar dëmin. 
    • Tharje të shpejtë (20 minuta), veshje të qartë për ta përfunduar riparimin. 
    • Ngurtësohet plotësisht për lustrim pas vetëm 48 orë. 
    • për të gjitha ngjyrat e tanishme të veturave Toyota
  • Spërkatësja Touch-up

    Sistem i lehtë për t'u përdorur në shtëpi për riparimin e gërvishtjeve të mëdha. 

    • Formulë rezistente ndaj zbehjes
    • Spërkate shtresën bazë për ta rinovuar dëmin në ngjyrë. 
    • Spërkate një shtresë për ta mbyllur dëmin dhe lë finishin e qëndrueshëm. 
    • Në dispozicion për të gjitha ngjyrat e tanishme të veturave Toyota