Zgjidhni

Pastruesi për sistemin e karburantit

Motori në veturën tuaj Toyota është prodhuar me shumë kujdes me shkallë të larta të tolerancës për t’ju siguruar shumë vite automobilistike të besueshme dhe me performancë të përgjegjshme. Por, efikasiteti dhe performanca e veturës tuaj Toyota mund të fillojë të zbehet kur depozitat e vogla, qoftë nga vetë karburanti apo nga procesi i djegies, fillojnë të grumbullohen në motor.

Shkarkimet

  • Një trajtim i vetëm me pastruesin për sistemin e karburantit Toyota do të kthejë nivelet e emisioneve më afër atyre të specifikuara kur Toyota juaj është prodhuar. Vetëm një trajtim jep pastrim efektiv që do të përmirësojë automjetin në fushat e mëposhtme:

    • Ndezja e dobët
    • Puna në prehje është e vrazhdë
    • Fuqi e pamjaftueshme
    • Ekonomi e dobët e karburantit
    • Trokitja e motorit
    • Hezitimi
    • Emisionet e shkarkimit

Pastruesi i sistemit të karburantit me naftë Toyota është dizanuar për të ofruar pastrim të thellë përgjatë gjithë sistemit të karburantit dhe motorit. Është testuar në mënyrë rigoroze për përputhshmëri dhe performancë më të mirë, duke hequr depozitat dhe grumbullimin për të siguruar ekonomi të përmirësuar të karburantit dhe funksionim më të rrjedhshëm.

Në të njëjtën mënyrë, Pastruesi i sistemit të karburantit me benzinë Toyota pastron kandelat, përmirëson performancën e ndezjes së motorit, dhe bën pastrimin e thellë të dhomës së djegies.  Si rezultat, Toyota juaj do të përfitojë përmirësim për nga livrimi i energjisë, konsumi i karburantit dhe ngasja më e qetë.

Pra, për të shmangur riskun e një zëvendësimi të kushtueshëm të injektorit të karburantit për rimëkëmbje të performancës, ekonomi të karburantit dhe emisione që janë më afër specifikimit origjinal të Toyotas tuaj, sigurohuni që t’i bëni qysh sot motorit tuaj një pastrim të thellë të sistemit të karburantit Toyota.