Zgjidhni

GARANCIA DHE NDIHMA

Veturat tona janë ndërtuar me standarde të jashtëzakonshme, por për t’ia siguruar qetësinë e mendjes të klientit, ne ofrojmë garanci 3 vjeçare për tërë veturën në komponente mekanike (me përjashtim të konsumit dhe vjetrimit) dhe 12 vjet anti-korrozion (nuk vlen për automjetet komerciale).

Tiparet e produktit

 

Gjithëpërfshirëse
Garancia mbulon çdo defekt që i atribuohet gabimeve nga prodhimi ose montimi nga përdorimi normal për periudhë prej 3 vjetësh ose 100,000km, cilado që vjen e para, pa kufizim kilometrazhi në vitin e parë (e vlefshme vetëm në shtetet Pan-Europiane).

Garancia mbulon koston e rimorkimit të automjetit tuaj gjer tek riparuesi më i afërt i autorizuar në rast të prishjes që largon veturën tuaj nga trafiku, në qoftë se prishja është rezultat i defektit nën garanci.

Ndryshku në sipërfaqe dhe ngjyrë
Ndryshku në sipërfaqe dhe defektet me ngjyrën që shfaqen në ndonjërin nga panelet e ngjyrosura të trupit për shkak të defektit në material ose në mjeshtëri, mbulohen nga garancia për 3 vjet, pavarësisht nga kilometrazhi.

Korrozioni i thellë
Garancia është për 12 vjet, pa marrë parasysh kilometrazhin, kundër korrozionit të thellë në karoseri (dmth: çdo vrimë nga korrozioni në karoseri nga brenda jashtë), për shkak të korrozionit që i atribuohen gabimeve në material ose mjeshtëri.

Informata shtesë
Aksesorët origjinal mbulohen edhe për kohëzgjatje 3 vjeçare në rast të gabimeve gjatë prodhimit. 

Garancitë standarde mund t’i transferohen pronarit të ardhshëm gjatë periudhës së mbuluar me garanci.

Kushtet

  • Vetura duhet të mbahet në përputhje me specifikimet dhe udhëzimet e prodhuesit, siç përcaktohet në manualin e pronarit. Përndryshe garancia për artikujt mirëmbajtjes shfuqizohet.
  • Pronari është përgjegjës për mbajtjen e të gjitha të dhënave të nevojshme për të provuar se mirëmbajtja është kryer.- Në rast të defekteve që kërkojnë punë nën garanci,
  • pronari është i detyruar ta dërgojë mjetin tek një riparues i autorizuar sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo bëhet për ta parandaluar përshkallëzimin e defektit që kërkon pastaj riparime më të mëdha se sa do të ishin të nevojshme fillimisht.

10 Vite garanci në bateri hibrid

Automjetet e reja hibride të Toyota-s kanë një garanci fabrike prej pesë vjete në komponentët hibridë. Pas pesë vitesh ju mund të zgjidhni një garanci të zgjatur Toyota të baterisë hibride. Këtë mund ta përditësoni rregullisht deri në vitin e dhjetë të automjetit tuaj.

Automjeti është i përfshirë në Programin e Garancisë dhjetëvjeçare, i cili është në fuqi deri në moshën njëmbëdhjetë vjeçare, pa limit në kilometra. Si pjesë e atij program është e mundur të vizitoni një servis të autorizuar duke kryer çdo herë një kontroll të sistemit hybrid dhe konfirmoni garancinë për baterinë hibride për një periudhë prej një viti ose 15,000 km (cila do që skadon më herët). Shqyrtimet dhe konfirmimi i garancisë së përmendur për baterinë hibride është i mundur në moshën 10 vjeçare.